De Ligt: Tuchel nuk flet me mua, po më aktivizon si mesfushor

De Ligt: Tuchel nuk flet me mua, po më aktivizon si mesfushor

11:26, 18/09/2023

Matthijs De Ligt është kthyer në një çështje te Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë paguan 67 milionë euro te Juventusi për kartonin e holandezit gjatë verës së vitit të kaluar, por 24-vjeçari nuk po bind në Bavari.

Vetë qendërmbrojtësi ka reaguar në lidhje me kritikat e marra dhe momentin e vështirë, duke e lidhur problemin e tij edhe me pozicionin e ri në fushë.

Teksa këtë sezon numëron vetëm 37 minuta aktivizim me skuadrën e Tuchel në kampionat. Minuta ku ka luajtur si zëvendësues dhe ende asnjëherë si titullar.

“Përse nuk po luaj? Nuk ia kam idenë… Duhet të pyesni trajnerin. Unë bëj gjithçka që dëshiron Tuchel, por ai nuk më jep asnjë shpjegim për këtë situatë.

Në dy takimet e fundit kam luajtur vetëm 10 minuta. Dhe ato si mesfushor… E vetmja gjë që unë mund të bëj është të punoj dhe të përmirësohem”, theksoi De Ligt.

Bayerni e nisi sezonin 2023-2024 me humbjen 0-3 përballë Leipzigut në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

Ndërkohë që në Bundesligë numëron dhjetë pikë pas katër takimeve të para, duke ndarë përkohësisht kreun e renditjes me Bayer Leverkusen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco