Superiore/ Ndryshon kryesuesja e kampionatit, shfaqen pretendentet për 'Final Four'

Superiore/ Ndryshon kryesuesja e kampionatit, shfaqen pretendentet për 'Final Four'

18:09, 15/09/2023

Me takimin mes Laçit dhe Teutës, është mbyllur java e tretë e Superiores, ku nuk kanë munguar golat e shumtë, teksa kanë ndryshuar edhe shumë pozita në renditjen e Superiores.

Tirana që mundi Skënderbeun në shtëpi, ka marrë kryesimin e vetme me 7 pikë, teksa korçarët renditen të dytët me 6 pikë, aq sa ka edhe Egnatia e vendit të tretë. Vendin e katërt në klasifikim, e zë Vllaznia dhe janë pikërisht katër vendet e para, që në fund do të luftojnë për titullin kampion.

Partizani zë vendin e pestë pas javës së tretë, por ka një ndeshje më pak s [RENDITJA] ë bashku me Teutën, pasi në debutim është shtyrë ndeshja për shkak të Europës. Në kuotën e 4 pikëve është edhe Laçi, i ndjekur nga Dinamo, Erzeni e Teuta. I vetmi ekip në Superiore pa pikë, është Kukësi i vendit të fundit që është mundur në 3 ndeshjet e para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco