Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Beson tek yjet/ Trajneri i këtij shteti e përcakton formacionin titullar me një astrolog

Beson tek yjet/ Trajneri i këtij shteti e përcakton formacionin titullar me një astrolog

22:54, 14/09/2023

Një rast i padëgjuar më parë vjen nga India! Sipas “Indian Express”, trajneri i kombëtares së Indisë, Igor Stimaç, përzgjodhi formacionin titullar, sipas asaj që i tha një astrolog.

Për teknikun e Indisë, më shumë rëndësi se stërvitja ka linja e yjeve astrologjike.

Mediat vendase bëjnë me dije, se trajneri astrologun e takoi përmes një anëtari të federatës, teksa më pas ka ndërtuar formacionin titullar. 

Madje, media në fjalë ka në duar mesazhe që Stimaç i ka shkëmbyer me astrologun para ndeshjes me Afganistanin për eliminatoret e Kupës së Azisë.

Në përballjen në fjalë, të zhvilluar afro 1 viti më parë, astrologu ka pasur kundërshtime për dy nga njëmbëdhjetë lojtarët në formacionin titullar.

Vlen të theksohet se me ndihmën e… yjeve, India fitoi 2-1 në këtë ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco