Polemika Kosovë-Shqipëri, Ademi mesazh Dukës: Nuk është mirë që ftojnë lojtarët tanë

Polemika Kosovë-Shqipëri, Ademi mesazh Dukës: Nuk është mirë që ftojnë lojtarët tanë

11:32, 12/09/2023

 

Ditën e djeshme në media ka qarkulluar lajmi se Shqipëria ka kontaktuar futbollistin e Ballkanit, Lumbardh Dellova, për ta bërë pjesë të Kombëtares kuqezi.

Për të zbuluar se si qëndron e vërteta, ka pasur një reagim nga vetë presidentit e FFK-së, Agim Ademi.

Ai është treguar i prerë duke thënë se nuk duhet të ftohen lojtarë të kombëtares së tyre.

“Ne kemi pasur dhe kemi mirëkuptim me Federatën Shqiptare por mendoj se kjo nuk është në rregull të ftohen lojtarët që janë pjesë e Kombëtares sonë. 

Dellova ka qenë pjesë e Kosovës dhe është e papranueshme që ai të ftohet nga dikush tjetër”, ka thënë Ademi për “Gazeta Sport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco