Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Nga Polonia te Milani, Asllani: Pioli ka ekip cilësor, por fitojmë ne në derbi

Nga Polonia te Milani, Asllani: Pioli ka ekip cilësor, por fitojmë ne në derbi

08:36, 12/09/2023

Pas suksesit në “Air Albania” ndaj Polonisë, Kristjan Asllani ka kthyer fokusin nga Interi dhe më saktë nga sfida e ardhshme, ajo përballë Milan-it.

Nga Tirana, mesfushori theksoi për mediet italiane se Milan është një ekip cilësor, por Inter do të festojë në fund.

“Derbi? Milan është një ekip shumë cilësor dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Ata kanë bërë një nisje të mirë, por ne jemi të fortë, kam besim se do të bëjmë mirë dhe do të japim më të mirën për të marrë maksimumin. Merkato? Kisha mundësi për një huazim, por pasi fola me drejtuesit, vendosa të qëndroj këtu. Interi është ëndrra ime e madhe” – tha mesfushori “kuqezi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco