Gjimshiti flet si kapiten: Shpresoj të përsëritim historinë dhe të shkojmë në Gjermani

Gjimshiti flet si kapiten: Shpresoj të përsëritim historinë dhe të shkojmë në Gjermani

10:17, 08/09/2023

Berat Gjimshiti dha deklaratën e tij si kapiten pas ndeshjes me Çekinë, ku Shqipëria ia doli të marrë një barazim 1-1, duke u afruar edhe më shumë me objektivin, Euro 2024.

Një rezultat pozitiv, me shiritin në krah shijon më shumë…

Sigurisht që po. Jemi të lumtur për këtë pikë, por edhe të lodhur, sepse dhamë gjithçka në fushë. Nuk ka qenë ndeshja jonë më e bukur, por e kishim përgatitur të luanim kështu pa frikë dhe dueluam hapur. Me pak më shumë fat, mund të kishim bërë më mirë në metrat e fundit, por sërish besoj që ky barazim ishte i mirë.

Ndoshta u tërhoqëm më shpejt se duhet?

Nuk duhej të tërhiqeshim në fillim të pjesës së dytë, pasi kur luan me ekipe të forta ndëshkohesh dhe e ke të vështirë të reagosh. Duhet të përmirësojmë disa aspekte, sidomos përqendrimin. Duhet të mbrojmë mirë dhe të sulmojmë sa herë që na jepet mundësia.

A ishte ky barazim, i njëjtë me atë në Danimarkë, kur ju debutuat me fanellën kuqezi?

Shpresojmë që të jetë e njëjtë si atëherë, sepse dje familja po më tregonte se kam debutuar pikërisht 8 vite më parë me fanellën kuqezi. Shpresoj të bëjmë të njëjtën histori edhe këtë herë.

A shpresoni ta mbani shiritin edhe në të ardhmen?

Me shirit apo pa shirit, unë jam shumë i lumtur dhe krenar. Kemi folur me trajnerin dhe jemi 4-5 lojtarë që jemi liderë dhe kapitenë. Nuk ka rëndësi kush e mban shiritin, por e rëndësishme është të japim maksimumin në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco