Etrit Berisha: Kemi mësuar nga e kaluara, me Poloninë na pret një betejë për kualifikimin

Etrit Berisha: Kemi mësuar nga e kaluara, me Poloninë na pret një betejë për kualifikimin

10:06, 08/09/2023

Pas ndeshjes, Çeki-Shqipëri, e luajtur në Pragë dhe që përfundoi me rezultatin 1-1, Etrit Berisha foli për Supersport.

Gardiani i kuqezinjve u shpreh se kombëtarja ka një frymë pozitive dhe se kanë mësuar shumë nga problemet në vitet e fundit.

Pjesë e skuadrës që shkoi në Europian, a të ngjason kjo atmosferë me atë kohë?

“Grupi është i mirë dhe çunat e trajneri po bëjmë një punë shumë të mirë. kemi mësuar edhe nga vitet e kaluar, sidomos dy vitet fundit. Kemi qenë në një pikë jo të mirë, kemi pasur objektiv për të formuar një grup të fortë. Kemi më shumë kualitet se herën e kaluar dhe duke u bërë grup mund të bëhemi më të fortë”.

Kalimi tek Empoli- “Ndeshja e parë me Empolin ishte e vështirë sepse isha jashtë skuadre, por kam dhënë maksimumin në stërvitje sepse prisja që gjërat mund të ndryshonin. Mendojmë për ndeshjen e radhës pasi me këtë ndeshje jemi të kënaqur”.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes? “Ishim pak të lodhur, por edhe të kënaqur me paraqitjen. Rruga është e gjatë kemi më pak se 48 orë për ndeshjen e radhës, duhet të konsolidojmë forcat dhe do të jetë një betejë për kualifikimin, duhej një ndeshje e tillë si kjo, kishim përballë një ekip të fortë fizikisht, por bëmë të gjitha ato që përgatitëm”.

Kush qëndron jashtë Polonia apo Çekia? “Nuk më intereson fare, shpresoj të jemi ne që kualifikohemi. Duhet të paraqitemi mirë dhe shpresoj të fitojmë ndeshjen e radhës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco