Duka shmang euforinë te kuqezinjtë: Krenar për Kombëtaren, por nuk është koha për të festuar ende

Duka shmang euforinë te kuqezinjtë: Krenar për Kombëtaren, por nuk është koha për të festuar ende

09:09, 08/09/2023

Barazimi në transfertë ndaj Çekisë ka entuziazmuar edhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili menjëherë pas përfundimit të sfidës, ka bërë një status në faqen zyrtare në “Facebook”, duke ndarë me ndjekësit emocionet e mëdha të përjetuara nga ky duel. 

“Krenarë për këta djem, krenar për këtë skuadër, krenar për tifozët tanë, KRENAR PËR KOMBËTAREN SHQIPTARE TË FUTBOLLIT! 

Na duhej gjithçka na dha sot kjo ndeshje në Pragë. Djemtë tanë na emocionuan me lojën, rastet e krijuara, paraqitjen e tyre dinjitoze, duke përballuar peshën psikologjike që kjo ‘finale e katërt’ kishte. 

Nuk është koha për të festuar ende, kemi edhe katër finale në lojë. Më e rëndësishmja është sigurisht ajo e radhës ndaj Polonisë, të dielën e 10 shtatorit në stadiumin ‘Air Albania’, për të vetmen ëndërr që të gjithë ne kemi: Kualifikimin në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. 

Faleminderit çunave, faleminderit Bajrami për golin, faleminderit Daku dhe Muja për debutimin tuaj në radhët e Kombëtares tonë, faleminderit Berisha për pritjet e jashtëzakonshme. Faleminderit Mister Silvinjo! Faleminderit mijëra tifozëve që ishin sonte në stadium duke mbështetur Kombëtaren e zemrës.

Ëndrra nuk mbyllet këtu! Ëndrra për ‘Gjermani 2024’ vazhdon…”, shkruan Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco