Silvinjo u thur elozhe kuqezinjve: Të gjithë kanë meritë, falënderoj dhe tifozët shqiptarë

Silvinjo u thur elozhe kuqezinjve: Të gjithë kanë meritë, falënderoj dhe tifozët shqiptarë

08:46, 08/09/2023

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka qenë shumë i kënaqur për barazimin 1-1 të kuqezinjve përballë Çekisë. Tekniku theksoi se ishte si një fitore e gjithë skuadrës.

“Fillimisht falënderoj tifozët që ishin këtu, shumë shqiptarë. Pastaj jam i kënaqur me rezultatin, edhe me paraqitjen e skuadrës. Por nga kjo pikëpamje, në dhomat e zhveshjeve kemi 23-24 lojtarë që kanë zemër e shpirt, po fillojnë të bëjnë një atmosferë shumë të bukur. Jam i sigurt se kemi barazuar për forcën e 23-24 lojtarëve që kemi këtu.

Image

Sulmuesit po bëjnë mirë, Bajrami ka një nivel cilësie të jashtëzakonshme. Edhe shumë të tjerë, ua kam thënë, që goli është shumë i rëndësishëm dhe do të vijë. Do të vijë i Uzunit, Cikalleshit, Mujës e Dakut që debutuan dhe bënë shumë mirë, nuk është e lehtë.

Nuk flitet për rënie fizike në pjesë e dytë. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, shumë të sigurt, me intensitet, taktikë dhe cilësi teknike. Pastaj është e vërtetë që nga ana tjetër është lideri i grupit, një skuadër fizike me lojtarë shtatlartë që luajnë shumë në Bundesligë.

Është e vërtetë që në pjesën e dytë përjetuam 10 minuta a diçka më shumë të vështirë, ishim të kthyer mbrapa. Por taktikisht mendoj se edhe të kthyer mbrapa, në ato momente, kemi bërë mirë. Pastaj e morëm veten, barazuam dhe atje pastaj sipas meje me ndërrimet, që hynë të freskët, na ndihmoi shumë.

Bajrami ishte i mbaruar, kur mbeteshin 10-12 minuta por kemi zgjedhje që Gjasula sjell centimetra dhe na e dha këtë mundësi. Kjo ishte zgjedhja.

Muçi është një lojtar i madh, e kemi parë herën e fundit. Ai vjen gjithmonë se është teknikisht shumë i fortë, psikologjikisht gjithashtu. Jam i sigurt që ne do të na ndihmojë shumë në këtë rrugë, që mbetet ende 50%, katër ndeshje.

Golat e bukur? Është cilësia e lojtarëve, e thashë që kanë shumë cilësi lojtarët. Ne kemi lojtarë të fortë të mirë.

Një gjuajtje, një gol? Kemi Asanin që bëri një gjuajtje përballë portierit në pjesën e parë kur ishte 0-0. Kjo është një skuadër e stërvitur mirë, fizike, e fortë, potente, që ka pësuar vetëm 2-3 gola në katër ndeshje. Pësojnë shumë pak”, tha Silvinjo për “Supersport” pas ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco