Franca dhe Holanda nuk gabojnë, fiton edhe Polonia, ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme

Franca dhe Holanda nuk gabojnë, fiton edhe Polonia, ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme

22:51, 07/09/2023

Franca ka arritur të fitojë në shtëpi kundër Irlandës me shifrat 2-0. Autorët e golave ishin Tchouameni dhe Thuram. Gjelat vazhdojnë të mbajnë kreun e grupit me 15 pikë.

Po në këtë grup, Holanda fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Greqisë. Tulipanët duhet të merrnin patjetër tre pikët dhe ia dolën, duke u pozicionuar kështu në vendin e dytë me 6 pikë.

Në grupin tonë, Polonia fitoi ndaj Ishujve Faroe falë dy golave të Lewandowski. Polakët renditen të tretët në tabelë me gjashtë pikë, një më pak se Shqipëria e cila ndodhet në vendin e dytë me 7 pikë pas barazimit me Çekinë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco