Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Balotelli zëmëron italianët: Turqia ka nivel më të lartë se Serie A

Balotelli zëmëron italianët: Turqia ka nivel më të lartë se Serie A

14:53, 07/09/2023

Mario Balotelli ka folur drejtpërdrejt gjatë emisionit “Controcalcio”. Sulmuesi në pronësi të FC Sion preku disa tema të nxehta: nga e ardhmja e tij te lulëzimi i futbollit arab. Sulmuesi i datëlindjes 1990 aktualisht është i lidhur me ekipin zviceran, i zbritur në Kategorinë e Dytë atje, deri më 30 qershor 2024.

Kombëtarja – “Nuk do ta kisha thirrur veten, sepse nuk kam qenë kurrë i qëndrueshëm në 90 minuta dhe 1/2 e topave më kanë mjaftuar gjithmonë. Vitet e fundit kam luftuar më shumë. Kush është më mirë duhet të luajë në kombëtare. A do ta pranoja një thirrje? Nuk e di, të jem i sinqertë. Kam pasur shumë gjëra të mira nga kombëtarja në të kaluarën, por vitet e fundit kam pasur shumë zhgënjime. Por ky nuk është refuzim”.

Kthimi në Itali – “Nuk e di, por dua të luaj. Kam disa probleme tani te FC Sion, por janë të rregullueshme. Sezonin e kaluar pashë nja dy ndeshje të Serie A dhe jo për keqdashje, por i krahasova me ndeshjet që luajta në Turqi. Niveli sot në Turqi është pothuajse më i lartë se Seria A. Nuk po them se Seria A është një ligë e keqe, por niveli i ligave të tjera po rritet”.

Futbolli arab – “Kam refuzuar një ofertë kineze që ishte shumë më e lartë se shifrat arabe. Nuk jam penduar që e refuzova. Megjithatë, preferova të luaja futboll dhe të qëndroja në Marsejë. Nuk e di se çfarë do të bëj në të ardhmen, por si mund të thuash që dikush që shkon në Arabi, nuk shkon për para!!! Nëse do të ofronin pak para, lojtarët nuk do të shkonin atje”.

“Topi i Artë” – “Unë do t’ia jepja Haalandit. Ai ka fituar gjithçka, është i ri dhe ka shënuar shumë gola. E dua vërtet shumë Messin, por kësaj here do t’ia jepja Haalandit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco