Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Fanella e re e Milanit me ngjyrat zikaltër, ‘Curva Sud’ shpërthen ndaj klubit

Fanella e re e Milanit me ngjyrat zikaltër, ‘Curva Sud’ shpërthen ndaj klubit

14:15, 07/09/2023

Klubi i Milani zyrtarizoi dje uniformën e re, por me një veçanti që iu ka rënë të gjithëve në sy.

Përveç ngjyrës rozë, kostumi ka edhe blunë e të zezën, ngjyrat simbolike të rivalëve të përjetshëm, Interit.

Shumë tifozët të Milanit nuk e pritën mirë këtë gjë dhe kanë shpërthyer në rrjetet sociale.

“Curva Sud” e kritikoi ashpër zgjedhjen e bërë përmes një postimi në Instagram.

“Është e qartë për disa kohë që disa strategji marketingu janë shpesh në konflikt me traditën dhe historinë e klubit , si për shembull për sa i përket ngjyrave të fanellës. Megjithatë, ne besojmë se ka një kufi për gjithçka!

Prodhimi i një fanelle para ndeshjes me referencë për ngjyrat e klubit të Interit është diçka mosrespektuese dhe e patolerueshme. Presim që një kompani po aq precize dhe serioze sa e jona, e ndjeshme ndaj çështjeve që karakterizojnë botën e sotme (shih fanellën e tretë), të jetë po aq e vëmendshme ndaj historisë që na dallon, duke dhënë vetëm ngjyrat dhe simbolet që e kanë dalluar gjithmonë klubin tonë.

Ne kemi besim se përgjegjësit do të rregullojnë gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur dhe në të njëjtën kohë ju ftojmë të mos e blini këtë rrëmujë !”.

Pas këtij postimi duket se kjo uniformë është hequr nga dyqanet e Milanit dhe nuk mund të blihet më, të paktën tani për tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco