Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kosova, kandidate për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Kosova, kandidate për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

11:03, 06/09/2023

Qeveria e Kosovës, përmes mbledhjes në formë elektronike, ka bërë të ditur se ka miratuar tre vendime dhe një prej tyre është kandidatura për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Ky vendim u bë i ditura përmes një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

“Në mbledhjen e 158-të të qeverisë, mbrëmë, morëm tri vendime të rëndësishme, për mirëqenien e qytetarëve, sektorin e energjisë dhe kandidaturën tonë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030”.

Në komunikatë, është thënë se programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike përfshin familjet të cilat kanë të ardhura më pak se 150 euro.

“Miratuam Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2023-2024, nga i cili do të përfitojnë të gjitha familjet që kanë të hyra mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar të familjes”.

“Ndamë 2.5 milionë euro për mbulesën e shumës së garancisë për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në rast se kandidatura e Kosovës shpallet e suksesshme”,

Po ashtu, është aprovuar programi për zbatimin e Strategjisë së Energjisë për periudhën 2022-2025.

Edhe më 30 gusht, Qeveria e Kosovës, kishte zhvilluar në mënyrë elektronike mbledhjen në të cilën kishte ndarë mbi 6.3 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat nga 1 deri në 5.

Kurse mbi 6.6 milionë euro të tjera i ka ndarë për materialet mësimore për klasat 1 deri 9.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco