Lajmi i fundit

Ngjarje tronditëse në Dropull/ Çifti i të moshuarve gjenden të pajetë me shenja dhune në trup

Probleme për Real-in, gati 65 milionë euro nga Arabia për yllin e skuadrës

Probleme për Real-in, gati 65 milionë euro nga Arabia për yllin e skuadrës

18:39, 05/09/2023

Një klub i paidentifikuar i Ligës Pro të Arabisë Saudite thuhet se do të bëjë një ofertë prej 65 milionë eurosh për të marrë yllin e Real Madrid-it, David Alaba në të ardhmen e afërt.

Alaba, 31 vjeç, është titullar i rregullt te Los Blancos që kur mbërriti me kosto zero nga Bayern Munich në vitin 2021. Ai i ka ndihmuar madrilenët të fitojnë gjashtë trofe deri më tani, duke përfshirë edhe një Champions League.

Sipas Fichajes, një klub i paidentifikuar i Arabisë Saudite ka të ngjarë të rrisë ofertën e tyre fillestare për të joshur Alaba larg nga Santiago Bernabeu. Muajin e kaluar, skuadra kishte paraqitur një ofertë prej rreth 40 milionë euro për të shtuar në ekipi austriakun.

Tani, skuadra e Ligës Pro Saudite pritet të testojë vendosmërinë e Real Madridit për të mbajtur mbrojtësin përpara mbylljes së merkatos në Arabi (7 shtator). Ata thuhet se po përgatisin një ofertë të re prej 55 milionë euro plus 10 milionë euro në bonuse.

Megjithatë, Real Madridi nuk është i gatshëm të heqë dorë nga Alaba për shkak të dëmtimit afatgjatë të Eder Militaos. Përveç ish-lojtarit të Bayern Munich, ata kanë vetëm kapitenin Nacho Fernandez dhe Antonio Rudiger si opsione në rolin e qendërmbrojtësit.

Alaba, kontrata e të cilit me Real Madrid është caktuar të skadojë në qershor 2026, ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë tetë asiste në 89 ndeshje të luajtura për Los Blancos deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco