Mungon vetëm firma, Xavi pranë rinovimit me Barcelonen

Mungon vetëm firma, Xavi pranë rinovimit me Barcelonen

19:54, 04/09/2023

 

Aludohej shumë dhe tashmë gjithçka po shkon drejt konkretizimit. Tekniku Xavi do të jetë trajneri i “katalanasve” të Barcelona deri në vitin 2026, me konktratën aktuale të spanjollit që skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Vendimin për zgjatjen e kontratës së tij e ka marrë vetë Presidenti Joan Laport, i cili është shumë i kënaqur me punën e teknikut dhe mirëkuptimin e këtij të fundit, për situatën e vështirë ekonomike që ndodhen “bluagranat”.

Ndërkaq, kujtojmë se Xavi është në krye të pankinës së spanjollëve që nga viti 2021 dhe deri më tani ka arritur të fitojë 1 herë kampionatin dhe 1 Superkupë të Spanjës. Në 94 ndeshje me “katalanasit” ai ka regjistruar 59 fitore, 16 barazime, 19 humbje, ndërsa ekipi ka shënuar 178 gola dhe pësuar 93 të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco