Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rrëzimi i Rudiger gjatë festës së golit të Real Madridit u kthye në hit

Rrëzimi i Rudiger gjatë festës së golit të Real Madridit u kthye në hit

09:57, 03/09/2023

Çmenduria e golit vendimtar të Jude Bellingham në ndeshjen Real Madrid-Getafe, i takoi padyshim Antonio Rudigerit.

Kur lojtarët e Loss Bloncos po festonin golin në një cep të fushës, ai erdhi dhe u hodh mbi ta për tu rrëzuar pastaj, duke krijuar një moment  shumë të bukur që u përhap në rrjete sociale.

Në këtë mënyrë, gjermani që është protagonist i rregullt i veprimeve të tilla, po bën që tifozët e Real Madridit të dashurohen edhe më shumë në të.

Ai u hodh mbi Aurelien Tchouameni që po ashtu e rrëzoi, por së bashku festuan golin pastaj, që ua solli fitoren.

Real Madridi fitoi me rezultat 2-1 dhe është lider në La Liga me 12 pikë, nga katër ndeshje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco