Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Sarri i jep leksion ish-skuadrës, Lazio merr 3 pikët e para

Sarri i jep leksion ish-skuadrës, Lazio merr 3 pikët e para

09:05, 03/09/2023

Sarri është rikthyer në Napoli, këtë herë si kundërshtar dhe i ka rrëmbyer 3 pikë Napolit me Lazion e tij.

Kryeqytetasit fituan 1-2 në këtë transfertë të vështirë që iu dha dhe tre pikët e para në kampionat, pas dy disfatave të para.

Goli i mrekullueshëm me finte i Luis Albertos dhe ai i Kamadës, i rikthyen buzëqeshjen Sarrit i cili më herët para nisjes së takimit u përfshi në polemika, për shkak një gjesti të papërshtatshëm ndaj një tifozi të Napolit.

Teksa kampionët në fuqi duken larg performancës së vitit të kaluar, ndonëse kanë fituar dy përballjet e para, kjo e ndikuar dhe nga largimi i disa prej protagonistëve të 11-shës së Spalletit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco