Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Gjermania/ Lista e Hansi Flick për t'u përballur me Japoninë dhe Francën

Gjermania/ Lista e Hansi Flick për t'u përballur me Japoninë dhe Francën

14:07, 31/08/2023

Pas një Botërori të dështuar, Gjermania ka për synim ringritjen në majat e futbollit botëror. E kualifikuar automatikisht për Euro 2024 si vend organizator, panzerat vazhdojnë turin e ndeshjeve miqësore me dy ndeshje të planifikuara për 9 shtator kundër Japonisë dhe 12 shtator kundër Francës së Didier Deschamps në Dortmund.

Hansi Flick sapo ka komunikuar listën e tij prej 24 lojtarësh. Trajneri bëri dy zgjedhje që e bënë vendin të flasë pasi Timo Werner (RB Leipzig) dhe Leon Goretzka (Bayern Munich) mungojnë të dy. Yjet e tjerë të Bayernit (Kimmich, Musiala dhe Sané) janë prezent. Bie në sy grumbullimi i parë në 32 vjet të Pascal Gross, mesfushorit të Brighton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco