Zyrtare/ Lukaku është lojtari më i ri i Romës: I emocionuar nga pritja, i impresionuar nga ambicia e klubit

Zyrtare/ Lukaku është lojtari më i ri i Romës: I emocionuar nga pritja, i impresionuar nga ambicia e klubit

12:38, 31/08/2023

Fundi i telenovelës Romelu Lukaku. Pas javësh kërkimi për një rrugëdalje, belgu më në fund e gjeti atë. 

Ai iu bashkua Romë në huazim të paguar (4.8 milionë euro) për një sezon. Chelsea nuk po llogariste tek ai. “AS Roma është e lumtur t'iu njoftojë huazimin e Romelu Lukakut nga Chelsea deri më 30 qershor 2024. (…) Në Romë, Lukaku do të veshë fanellën me numrin 90.” Sulmuesi do të marrë 7 milionë euro pagë përveç bonuseve të ndryshme.

“Mirëpritja që ky klub dhe këta tifozë më kanë bërë më emocionoi dhe përfaqëson një stimul tjetër për të dhënë gjithçka për ekipin tim të ri - tha ai -. Kam marrë frymë atmosferën e Stadio Olimpico si kundërshtar, ndjeva ngrohtësinë e tifozëve të Romës dhe sot është mirë të di që jam pjesë e tyre".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco