Zyrtare, Ter Stegen mbetet blaugran deri në vitin 2028

Zyrtare, Ter Stegen mbetet blaugran deri në vitin 2028

19:56, 25/08/2023

Pas shumë javësh negociata, “katalanasit” e Barcelona kanë arritur të rinovojnë marrëveshjen me “gardianin” gjerman të portës, Marc-Andre ter Stegen deri më 30 qershor të vitit 2028.

“Shtatlarti” gjerman do të përfitojë në kontratën e tij të re, një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh, shifër kjo që vështirë të paguhet nga klubet që kërkojnë shërbimet e “gardianit” 31-vjeçar.

Ndërkaq kujtojmë se te “blaugranat”, gjermani erdhi nga skuadra e Borussia Monchengladbach në verën e vitit 2014 dhe përgjatë 9 viteve, në Spanjë, Ter Stegen ka fituar 5 kampionate, 5 Kupë të Mbretit, 1 Champions League, 3 Superkupa Spanjolle, 1 Superkupë Evropiane dhe 1 Kupë të Botës për Klube. 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco