Memelli jep lajmin e keq për Krymin dhe sqaron situatën me Hakajn

Memelli jep lajmin e keq për Krymin dhe sqaron situatën me Hakajn

18:18, 25/08/2023

Trajneri Migen Memelli ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së parë të kampionatit, asaj ndaj Kukësit në “Loro Boriçi”. Tekniku pogradecar foli për merkaton, gjendjen e futbollistëve, pro edhe objektivat e kuqebluve këtë sezon.

Si e keni përgatitur ndeshjen ndaj Kukësit?
Kemi marrë masat për ndeshjen ndaj Kukësit, pasi djemtë kanë punuar shumë mirë të gjithë. Terreni ka qenë shumë i mirë dhe na mërzit vetëm fakti që Ardit Krymi nuk është gati dhe do të mungojë për 3-5 javë për shkak dëmtimi.

Sa ju penalizon kjo mungesë?
Na penalizon mungesa e tij, pasi e kishim përgatitur manovrën me të në fushë, por kemi 24 lojtarë në ekip dhe ai që do ta zëvendësojë, do të bëjë shumë mirë në fushë. Mund të fusim një lojtar më sulmues dhe të ndryshojmë diçka, por kemi edhe një stërvitje, për të vendosur.

Tifozët presin një start me fitore…
Patjetër pasi në lojë janë tre pikët. Nuk duhet të merremi me gjendjen që po kalon Kukësi dhe të përqendrohemi për të dhënë maksimumin që të marrim 3 pikët. Kemi punuar dhe besoj se jemi gati.

Si është gjendja e Hakajt?
Hakaj do të jetë gati për nesër. Është stërvitur me skuadrën 10 ditët e fundit, por nuk do ta fillojë në formacion. Kur kthehesh nga dëmtimi, duhet të inkuadrohesh gradualisht dhe këtë do ta bëjë edhe Krymi kur të kthehet. Nuk duam t’i rrezikojmë lojtarët, duke u dhënë ngarkesë menjëherë. Kam folur me Esinin dhe nesër do ta luajë nga stoli, ashtu siç mund të luajë nga fillimi në ndeshjen e ardhshme për të kapur ritmin e kampionatit. Kështu funksionon edhe në nivelete më të larta, ndaj nuk do të rrezikojmë asnjë futbollist kur kthehet nga dëmtimi. Hakaj është shumë i rëndësishëm dhe nuk ndryshon asgjë. Nuk ka asnjë çështje mes tij dhe meje.

Kush do ta zëvendësojë Hakajn, Asani apo Spahiu?
Të shohim pas seancës së fundit, por besoj që do të luajë Asani.

Jeni i kënaqur me merkaton?
Presim të sjellim edhe ndonjë lojtar këto 48 orë dhe mund të them se jam i kënaqur.

Cili do të jetë objektivi i Vllaznisë këtë sezon?
Objektivi do të jetë vetëm ndeshja e radhës. Duhet të japim maksimumin dhe të marrim fitoret, por të mos harrojmë që në “Final Four” gjithçka zerohet, ndaj nuk hyjnë shumë në punë objektivat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco