Barcelona siguron portën deri në vitin 2028, zyrtarizon rinovimin e 'gardianit'

Barcelona siguron portën deri në vitin 2028, zyrtarizon rinovimin e 'gardianit'

14:54, 25/08/2023

Barcelona njoftoi këtë të premte rinovimin e kontratës së  portierit Ter Stegenit deri në vitin 2028.

31-vjeçari gjerman, i cili ka një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh, ka përfaqësuar katalanasit që nga sezoni 2014/2015, kur u largua nga Borussia Monchengladbach për t’u drejtuar në La Liga.

Sezonin e kaluar, portieri bëri 50 paraqitje për “Blaugranat”.  Në sezonin e ri 2023/2024 është aktivizuar titullar në dy ndeshjet e para të kampionatit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco