E papritur, Romelu Lukaku mund të rikthehet në Milano

E papritur, Romelu Lukaku mund të rikthehet në Milano

12:33, 25/08/2023

Romelo Lukaku është në fazën më të vështirë të karrierës së tij. Belgun nuk e dëshiron asnjë në skuadër dhe Chelsea po kërkon një ekip ku mund ta sistemojë sulmuesin.

Sipas mediave italiane, Roma ka qenë në “pole position” për të firmosur me futbollistin, por ka zhvillime të fundit në Milano, ku kuqezinjtë kanë hyrë në garë për shërbimet e lojtarit.

Drejtuesit e Milanit po mendojnë që Lukaku mund të jetë së bashku me Giroud në majën e sulmit, duke formuar një repart me mjaft eksperiencë.

 

Në Itali, 30-vjeçari ka luajtur me Interin për 3 sezone, duke fituar kampionatin dhe kupën. Vlen për t’u përmendur fakti se Lukaku ka qenë finalist i Champions dhe Europa League me zikaltrit, pa mundur të jetë kampion Europe me klubin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco