Sulmuesi mendon largimin, Karim Benzema nuk është i lumtur në Arabi

Sulmuesi mendon largimin, Karim Benzema nuk është i lumtur në Arabi

09:50, 25/08/2023

 Karim Benzema, gjatë kësaj vere i dha lamtumirën Realit të Madridit pas 14 vjetëve, për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite.

Sulmuesi francez pranoi ofertën me pagë 200 milionë euro në sezon, por problemet kanë nisur menjëherë pas pak javëve në Lindjen e Mesme. Ish-fituesi i Topit të Artë ka një marrëdhënie tejet të tensionuar me trajnerin Nuno Espirito Santo.

Problemet nuk lidhen vetëm me çështje taktike. Sulmuesi nuk ndihet komod me skemat e drejtuesit të stolit. Nga ana tjetër, Espirito Santo nuk ishte edhe aq i lumtur në momentin kur klubi bleu sulmuesin francez.

Një tjetër çështje është shiriti i kapitenit. Duke qenë blerja më e bujshme e Al-Ittihad, Benzema priste ta mbante ai shiritin në krah. Por, ish-trajneri i Porto dhe Tottenham vendosi të gradonte kapiten brazilianin Romarinho dhe zëvendës/kapiten arabin Ahmed Sharahili.

Kjo ka bërë që situata në dhomat e zhveshjes të jetë e tensionuar. Për më tepër, disa futbollistë, mes të cilëve edhe Benzema nuk e panë me sy të mirë blerjen e Jota nga Celtic. Al-Ittihad, kampion në fuqi i Ligës Pro saudite, ku luajnë edhe yjet Kanté e Fabinho, e kanë nisur sezonin me dy fitore në po kaq ndeshje. Problemet e Benzema me trajnerin janë reflektuar në fushë, me sulmuesin që ende nuk ka gjetur golin e parë.

Shumë media kane spekuluar se nga pakënaqësitë që ka, Benzema po mendon largimin nga Arabia. Në situatën e krijuar, klubi ka mohuar zërat rreth pakënaqësive të sulmuesit, duke publikuar një video të shkurtër, në të cilën 35-vjeçari shfaqet i buzëqeshur. Megjithatë, pikëpyetjet mbeten: a mjaftojnë vetëm paratë për të qenë i lumtur?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco