Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Ballkani me një këmbë në grupet e Conference League, skuadra e Ilir Dajës fiton me poker ndaj Bate Borisov

Ballkani me një këmbë në grupet e Conference League, skuadra e Ilir Dajës fiton me poker ndaj Bate Borisov

22:44, 24/08/2023

Ballkani ka arritur një fitore të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja triumfoi me përmbysje 4-1 ndaj Bate Borisov, në ndeshjen e vlefshme për play-off-et e Conference League.

“Dardanët” e nisën keq ndeshjen, teksa në minutën e 10-të bjellorusët kaluan në epërsi me anë të Denis Laptev.

Megjithatë, Ballkani arriti të reagojë dhe në minutën e 31-të vendosën baraspeshën, falë golit të realizuar nga Bajram Jashanica.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta u kthye në një festival golash nga skuadra nga Suhareka, teksa arritën të realizonin edhe tre herë të tjera në portën e bjellorusëve.

Goli i fundit i shënuar nga Thaqi, nxori nga vetja edhe Ilir Dajën, që si rrallë herë nuk mundi t’i përmbante emocionet e gëzimit.

Gjysma e punës është kryer, do të mjaftojë thjesht administrimi i rezultatit në Budapest, për të prekur për të dytin sezon radhazi grupet e Conference League-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco