VIDEO/ Edon Zhegrova protagonsit me gol në fitoren e Lilë në Europë

VIDEO/ Edon Zhegrova protagonsit me gol në fitoren e Lilë në Europë

22:24, 24/08/2023

Lila ka fituar ndeshjen e parë të “play off”-it të Conference League. Francezët kanë mposhtur Rijekën me rezultatin 2-1. Kroatët kaluan të parët në avantazh me anë të Pashalicit në minutën e 24-t të takimit. Vetëm 2 minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, Edon Zhegrova ka tundur rrjetën, duke vendosur baraspeshën e përkohshme.

Fitorja për Lilën erdhi në minutën e 89, atëherë kur Joro e dërgoi topin në rrjetë. Ndeshja përfundoi kështu me shifrat 2-1, për meritë edhe të Edon Zhegrovës. Takimi i kthimit do të luhet pas një jave në Kroaci, ku do të vendoset edhe emri i ekipit që do të shkojë në grupe të Conference League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco