Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Puthi në buzë futbollisten, presioni publik detyron presidentin e federatës spanjolle të jap dorëheqjen

Puthi në buzë futbollisten, presioni publik detyron presidentin e federatës spanjolle të jap dorëheqjen

21:57, 24/08/2023

Luis Rubiales do të paraqesë dorëheqjen e tij këtë të premte si president i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), post të cilin e mori në maj 2018, pas presionit politik, shoqëror dhe sportiv botëror që ka marrë për sjelljen e tij pas fitimit të Kupës së Botës nga skuadra spanjolle e femrave, raportuan burime pranë federatës.

Puthja e lojtares Jenni Hermoso, pa pëlqim, në dhënien e medaljeve pas fitimit të Kupës së Botës të dielën e kaluar në Sidnei, shtuar dhe gjestet nga tribuna, provokuan opinionin publik.

Këshilli i Lartë i Sportit vendosi të merrte në shqyrtim çështjen e tij duke hapur hetim, ashtu si edhe FIFA për sjellje të pahijshme.

I rrethuar nga të gjitha anët, Rubiales vendosi që të mblidhte për këtë të premte një Asamble të Jashtëzakonshme të Federatës, duke shpresuar që të gjente aty mbështetje. Por klubet me radhë filluan të deklaronin se nuk do të merrnin pjesë në këtë eveniment dhe kjo bëri praktikisht të qartë se ditët e tij në këtë institucion kishin mbaruar.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se pas një mbledhje në të cilën ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të tjerë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Spanjolle si dhe drejtues të lartë të saj, Rubiales ka vendosur që gjatë kësaj Asambleje të japë dorëheqjen nga detyra që mban.

Gjatë viteve në drejtim ai është përfshirë në shumë skandale si zhvendosja e Superkupës në Arabinë Saudite, bizneset me Pique, udhëtimet në New York me paratë e federatës apo edhe regjistrimet audio ku fyente klube si Atletico Madrid, Sevilla apo Villarreal

Ai është edhe anëtar i Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, ku mban postin e zëvendëspresidentit të këtij institucioni, duke qenë një nga njerëzit më të afërt me Aleksander Ceferin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco