Lajm i bujshëm: Dinamo kërkon transferimin e Mason Greenwood

Lajm i bujshëm: Dinamo kërkon transferimin e Mason Greenwood

21:19, 24/08/2023

Dinamo ka shfaqur interes për shërbimet e Mason Greenwood. Mund të duket e pabesueshme, por kështu raportohet nga mediat angleze.

Sulmuesi do të largohet nga Manchester United pasi klubi njoftoi që anglezi do të vazhdojë karrierën larg “Old Trafford” pas investigimit të detajuar mbi lojtarin.

21-vjeçari u arrestua mbi dyshimin për përdhunim në janar të 2022. Megjithatë, akuzat mbi të ranë në shkurt të këtij viti, me Greenwood që u deklarua i pafajshëm.

Që pas atij moment, Manchester United hapi një investigim të brendshëm, teksa pak ditë më parë dolën në përfundimin që vendimi më i mirë për të dyja palët është ndërprerja e bashkëpunimit.

Greenwood është lidhur shumë me një kalim në Saudi Pro League me Al Ettifaq, që drejtohet nga Steven Gerrard.

Por, TalkSport mëson që ekipi i Dinamos, i cili është pjesë e City Group ka shfaqur interes për kartonin e lojtarit anglez.

Më 16 gusht u raportua që stafi i Manchester United po përgatitej për rikthimin e Greenwood në ekip. Duke iu trembur reagimeve të ashpra nga tifozët në rast të një rikthimi të lojtarit në skuadër, kryesia e “Djajve të Kuq” vendosën të largonin nga klubi Greenwood.

Mbetet të shihet nëse interesimi i klubit shqiptar do të konkretizohet në ditët në vijim, por lajmi i shpërndarë nga britanikët e TalkSport ka shkaktuar një bujë shumë të madhe.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco