Fitorja e parë lë pasoja, Barcelona humbet për një kohë të gjatë titullarin

Fitorja e parë lë pasoja, Barcelona humbet për një kohë të gjatë titullarin

19:36, 24/08/2023

Pedri është lënduar sërish dhe pritet të mungojë për rreth gjashtë javë. Mesfushori spanjoll, gjatë stërvitjes së të enjtës, ka shfaqur problem fizike në këmbën e djathtë, problem nga i cili vuajti jo pak edhe sezonin e kaluar.

Te Barcelona janë vendosur në alarm, pasi Pedri shihet si një nga pikat më të forta të organikës së trajnerit Xavi Hernandez. Stafi mjekësor po shpreson te një mrekulli, por rikthimi i tij më i shpejtë duket se do të jetë pas gjashtë javësh dhe nuk përjashtohet edhe mundësia që ai tw mungojë për një kohë më të gjatë.

Kështu, Pedri jo vetëm do të mungojë në disa prej sfidave më të rëndësishëme në nisje të edicionit të ri në LaLiga, por ai do të humbasë edhe ndeshjet kualifikuese EURO 2024 me Spanjën dhe me shumë mundësi edhe premierën e Champions League.

20-vjeçari ishte titullar në dy sfidat e para të sezonit, ndërsa shënoi në takimin e fudnit, në suksesin e parë sezonal të Barcelonës atë ndaj Cadiz-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco