Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

Pas Hummels, atletja gjermane dëshiron të mund edhe Haaland: Të shohim kush është më i shpejtë

Pas Hummels, atletja gjermane dëshiron të mund edhe Haaland: Të shohim kush është më i shpejtë

18:34, 24/08/2023

Një nga atletet më të njohura në botë, Alica Schmidt, sfidoi yllin e futbollit Erling Haaland në një garë dhe ajo dëshiron të garojë në 400 metra.

Schmidt, postimet e së cilës në Instagram ndiqen nga 4.3 milionë ndjekës, është mjaft e njohur, teksa ka arritur të mposhtë në një garë ish-shokun e skuadrës së Haaland, Mats Hummels. Në videon, ajo mori pjesë në garën e 400 metrave me Hummels.

Videoja u shikua nga gati gjashtë milionë njerëz dhe kur bëhet fjalë për vetë garën, lojtari i Borussia Dortmundit nuk kishte asnjë shans dhe u përpoq të mbante hapin me atleten gjermane. Megjithatë, Schmidt ishte e papërmbajtshme.

Tani ajo dëshiron ta bëjë këtë sërish me Erling Haaland. Ylli i Manchester Cityt shquhet për aftësitë e tij të mëdha sportive, dhe interesante është se futbollisti norvegjez ka shënuar një rekord si pesëvjeçar në kërcimin së gjati, i cili është ende aktiv tek fëmijët.

 

"Ndoshta mund të provoj me Haaland në 400 metra. 200 do të ishte më i vështirë. Do të isha e lumtur nëse do të zhvillohej gara, duhet të pyesni atë. Unë jam gjithmonë gati. Pra, Erling, nëse je gati për garë, ju sfidoj të shohim kush është më i shpejtë. Do të isha e lumtur”, tha gjermania për Dagbladet.

 

Meqë ra fjala, Schimdt u zgjodh si atletja më seksi në botë në vitin 2017 nga revista australiane Busted Coverage.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco