Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Luiza Gegën nuk e ndalin as problemet muskulore, atletja shqiptare kualifikohet në finalet e Botërorit

Luiza Gegën nuk e ndalin as problemet muskulore, atletja shqiptare kualifikohet në finalet e Botërorit

21:18, 23/08/2023

Edhe pse e dëmtuar, Luiza Gega vazhdon të nderojë ngjyrat e flamurit kuqezi.

Atletja shqiptare ka siguruar kualifikimin në finalet e Kampionatit Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Budapest.

Një finale me mjaft sakrifica, duke patur parasysh problemet muskulore që e kishin shqetësuar gjatë këtyre ditëve.

Gega ka qenë pjesë e baterisë së tretë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa, ajo që është kthyer në specialitetin e saj. Një bateri ku kanë qenë disa prej pretendenteve për medalje në këtë aktivitet dhe hapin e të cilave ajo e mbajti deri në finish, duke dhuruar kohën 9.17.71.

Kjo ishte koha e tretë më e shpejtë në baterinë e saj, që rezultoi të ishte e treta më e shpejtë e të gjitha kualifikueseve, me Gegën e cila e mbylli vetëm 1 sekondë pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen. Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.

 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco