Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Mendoni se sauditët shpenzuan më shumë? E keni gabim... anglezët investuan tre herë më shumë para këtë verë

Mendoni se sauditët shpenzuan më shumë? E keni gabim... anglezët investuan tre herë më shumë para këtë verë

18:08, 23/08/2023

Edhe pse duket se klubet nga Arabia Saudite kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për transferimin e futbollistëve në këtë merkato, kjo nuk është e vërtetë, pasi shpenzimet më të mëdha si tradicionalisht regjistrohen në Premier League-n angleze.

Sauditët i befasuan të gjithë në këtë merkato verore. Gjithçka nisi me Cristiano Ronaldon në fillim të vitit dhe më pas portugezi i famshëm mori shumë yje europianë si Neymar, Karim Benzema, Riyad Mahrez...

Por edhe pse duket se ata shpenzuan më shumë para, kjo nuk është e vërtetë. Sipas të dhënave të faqes së specializuar Transfermarkt, sauditët kanë shpenzuar 775 milionë euro për transferime deri në këtë moment të merkatos. Kaq mjafton për vendin e dytë në ligat kryesore në shpenzime këtë verë.

Shumë përpara është Premier League. Klubet e nivelit më elitar të futbollit anglez shpenzuan 2.19 miliardë euro për transferime. Tre herë më shumë se klubet nga Arabia Saudite.

Image

Në vendin e tretë renditet Seria A italiane me 732 milionë euro të shpenzuara për transferime, çka tregon se italianët dalëngadalë po rikuperohen nga problemet financiare në të cilat ndodheshin pothuajse të gjitha klubet. Pesë vendet e para mbyllen nga Liga 1 franceze dhe Bundesliga gjermane.

 

Interesant është fakti se La Liga spanjolle është vetëm në vendin e gjashtë me 373 milionë euro të shpenzuara. Kjo është pakrahasueshëm me ligat në krye të futbollit europian, me të cilët spanjollët luftojnë në mënyrë të barabartë prej vitesh.

 

Sigurisht që merkato nuk është mbyllur ende, ndaj ka mundësi që të ketë ndryshime. Megjithatë, anglezët në krye të listës sigurisht që nuk do t'i arrijë askush këtë verë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco