Rrëfehet Ancelotti, zbulon favoritët për titull në Serie A dhe të ardhmen e tij

Rrëfehet Ancelotti, zbulon favoritët për titull në Serie A dhe të ardhmen e tij

15:16, 23/08/2023

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, në një intervistë të gjatë për “Radio Serie A” ka prekur disa nga temat më të rëndësishme, duke nisur fillimisht me një bilanc të shkurtër të karrierës së tij: “Unë jetoj çdo ditë, pra nuk bëj bilance. Çdo ditë kam shumë gjëra për të menduar, jam shumë aktiv, nuk kam shumë kohë për të bërë bilance.

 

A ka një datë kur do të them stop?

Data është e fiksuar, 1 korrik. Pas asaj date(i referohet përfundimit të kontratës me Real Madrid) më duhet të vendos sërish. Nuk e kam vendosur ende vitin se kur do ta mbyll me futbollin.

A kam patur ndonjë ofertë nga Arabia Saudite?

Jo, nuk kam pasur asnjë ofertë konkrete. Unë jam mirë në Madrid dhe këtë e di e gjithë bota.

A mund të fitojë Milani Champions League?

Është e vështirë, kjo pasi sot në futboll është shumë i rëndësishëm aspekti ekonomik. Të konkurrosh me ekipe që kanë potencial të madh ekonomik është shumë e vështirë. Nëse nuk je i zoti të blesh lojtarët më të mirë në treg, që janë më të shtrenjtët, duhet të ndërtosh një plan afatgjatë. Milani këtë sezon ka marrë disa lojtarë me nivel të lartë që kanë përmirësuar grupin, por të konkurrosh në nivele të larta në Evropë është e vështirë.

Mourinho dhe lidhja e tij me Romën?

Lidhja e Mourinhos me tifozerinë e Romës nuk më bën shumë përshtypje, kjo pasi Mou është një trajneri madh, i ndershëm, ka ndërtuar një lidhje fantastike me tifozët, kjo është diçka shumë pozitive. Mourinho ka arritur të sjell trofe të rëndësishëm me një ekip që nuk konsiderohej mes më të mirëve.

Serie A?

Në Spanjë, Serie A është shumë e ndjekur pasi ka shumë skuadra të rëndësishme. Këtu, Serie A është më e ndjekur se Premier League.

Titulli?

Janë katër skuadra në rreshtin e parë, Napoli, Milan, Inter e Juventus. Në rreshtin e dytë janë Roma, Lazio, Atalanta dhe Fiorentina. Këtë vit, Juventuesi që ne u përballëm në SHBA, mund të jetë një skuadër e rrezikshme pasi nuk luajnë as në Evropë.

Spalletti zgjedhja e duhur?

Po, Spalletti ka eksperiencë dhe është i aftë të luftojë për të kualifikuar Italinë në Evropian dhe Botëror.

Përse nuk kam drejtuar kurrë Italinë?

Sepse më pëlqen të trajnoj çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco