Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Java e dytë e Premier Ligës, superkompjuteri parashikon humbje të Manchester United dhe Newcastle

Java e dytë e Premier Ligës, superkompjuteri parashikon humbje të Manchester United dhe Newcastle

20:09, 18/08/2023

Programi i inteligjencës artificiale të ndërtuar nga specialistët e statistikave të Opta, ka bërë parashikime shumë interesante për javën e dytë të kampionatit anglez, teksa sheh Liverpoolin si skuadrën me më shumë përqindje mundësie për të marrë tre pikët në përballjen që kanë në shtëpi ndaj Bournemouth.

Një vit më parë, skuadra e Klop fitoi 9-0 në këtë sfidë dhe superkompjuteri parashikon se shanset e Liverpoolit për pikë të plota janë 75,8%, teksa miqtë i kanë vetëm 7,6%.

Arsenali është skuadra udhëtuese me më shumë shpresa për të marrë një fitore, e vlerësuar në kuotën 45,2%, teksa shkojnë në fushën e Cristal Palace në këtë javë të dytë.

Ndërkohë, statistikat e Opta shohin Tottenhamin të ketë një avantazh për të siguruar tre pikët përballë Manchester United, kurse Newcastle ka vetëm 11,1% shanse që të mundë Manchester Cityn në fushën e këtij të fundit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco