Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Sulmuesi shkodran shënon në Azerbajxhan dhe feston me ‘Shqiponjë’

Sulmuesi shkodran shënon në Azerbajxhan dhe feston me ‘Shqiponjë’

18:27, 18/08/2023

Sezoni i dytë në Azerbajxhan ka nisur mjaft mirë për Belajdi Pusin, i cili është bërë protagonist që në javën e tretë të tij me fanellën e Turan Topuz.

Sulmuesi shkodran ka ndihmuar skuadrën e tij të fitojë ndaj Kapaz me shifrat 2-0 dhe të ngjitet në kreun e renditjes.

I rreshtuar mes titullarëve në këtë ndeshje, Pusi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 21-të të takimit.

Ai mori një pasim të gjatë dhe pas një kontrolli perfekt në zonë, çoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e rezultatit 2-0 që rezistoi deri në fundin e sfidës.

Në fakt ky ishte goli i tij i parë në kampionatin azer, pasi një vit më parë, si ishte shquar më shumë për asistent e tij në pjesën e dytë të sezonit, pasi u transferua nga radhët e Skënderbeut.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco