Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

4 miliardë euro, zbulohet skuadra me vlerën më të lartë në futboll

4 miliardë euro, zbulohet skuadra me vlerën më të lartë në futboll

14:18, 18/08/2023

 

Manchester City është skuadra me vlerën më të lartë mes klubeve të futbollit. Kjo u raportua nga Il Sole 24 ore, bazuar në raportin vjetor The European Elite 2023 nga Football Benchmark, i cili rendit 32 klubet europiane të futbollit me vlerën më të lartë.

Anglezët komandojnë këtë renditje speciale që nxjerr në pah vlerën e klubit, që në rastin e skuadrës së drejtuar nga Guardiola është e barabartë me 4,073 miliardë euro. Qytetarët kanë kaluar Real Madrid-in që deri vonë kryesonte klasifikimin.

Raporti bazohet në të dhënat ekonomike për sezonin që përfundoi më 30 qershor 2022. Ai nënvizon dominimin e futbollit anglez me 11 klube angleze në top 32, që përbëjnë 45% të vlerës së përgjithshme.

Pak jashtë top 10 është Atletico Madrid i ndjekur nga Juventus – skuadra e parë italiane – me 1794 pikë (+12%). Interi është në vendin e 14-të me 1258 pikë (+26%). Milani i 15-ti me 1060 (+83%), Napoli me 706 zë vendin e 17-të (+46%).

Atalanta, Roma dhe Lazio ndjekin përkatësisht në vendin e 23, 25 dhe 31.

Këtu janë 10 klubet kryesore:

1) Manchester City 4,073 (+64%)

2) Real Madrid 4,006 (+26%)

3) Manchester United 3,932 (+36%)

4) Liverpool 3,900 (+53%)

5) Bayern Munich 3,838 (+40%)

6) Barcelona 3,504 (+25%)

7) Chelsea 2,989 (+37%)

8) Paris Saint-Germain 2,858 (+34%)

9) Tottenham 2780 (+45%)

10) Arsenal 2301 (+45%)


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco