'Urime Ballkani dhe Struga', Duka: Daja-Duro konfirmuan vlerat e trajningut shqiptar

'Urime Ballkani dhe Struga', Duka: Daja-Duro konfirmuan vlerat e trajningut shqiptar

12:12, 18/08/2023

 

Mbrëmja e së enjtes dhuroi emocione dhe solli kualifikimin e Partizanit, Ballkanit dhe Strugës në “play-off” të Conference League. Pasi uroi kampionët e Shqipërisë, Armand Duka ka përgëzuar edhe sukseset e skuadrave shqiptare kampione të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, presidenti i FSHF-së komentoi arritjet e trajnerëve Ilir Daja dhe Shpëtim Duro. Duke dëshiruar që tri skuadrat shqiptare të mbërrijnë në grupet e Conference League.

“Urime Ballkani dhe Struga!

Shumë përgëzime dhe për trajnerët Ilir Daja dhe Shpëtim Duro që arritën të dërgojnë dy skuadra të tjera shqiptare në fazën play-off të Conference League.

Puna e shkëlqyer që kanë kryer këta trajnerë në klubet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është në të njëjtën kohë një konfirmim i vlerave të trajningut shqiptar.

Së bashku me Partizanin, dëshiroj që Ballkani dhe Struga të arrijnë në fazën e grupeve dhe të sjellin emocione të mëdha për sportdashësit shqiptar.

Shanset janë reale, me shumë punë, sakrificë dhe impenjim maksimal ky objektiv do të bëhet realitet. Suksese të mëtejshme”, shkruan kreu i futbollit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco