Starton Bundesliga/ Kush do ta ndalë Bayern Munich?

Starton Bundesliga/ Kush do ta ndalë Bayern Munich?

11:48, 18/08/2023

 

Werder Bremen-Bayern Munich hapin sonte edicionin e 61-të të Bundesligës. Po sonte nis edhe “gjuetia” për bavarezët, fituesit e 11 titujve të fundit. Sot për sot është e vështirë të imagjinohet një tjetër fitues i Bundesligës. Sezoni i kaluar ishte tregues në këtë drejtim, me Bayernin pa një qendërsulmues të vërtetë dhe që bëri gjithçka për ta humbur titullin, duke arritur ta fitonte gjithsesi falë “harakirit” të Borussia Dortmundit. Këtë vit, Tuchel do të ketë një numër real 9, të denjë për Robert Lewandowski: Harry Kane, për të cilin u shpenzuan 100 milionë euro.

BAYERNI MES SHPENZIMEVE REKORD DHE PARAMETRAVE ZERO – Anglezi është padyshim blerja e vitit në tregun gjerman. Bavarezët gjithashtu forcuan mbrojtjen me ardhjen e Kim Min-Jae nga Napoli dhe realizuan dy goditje pa kosto: Raphael Guerreiro, i cili do të konkurrojë Alphonso Davies për titullarin në krahun e majtë dhe Konrad Laimer, tashmë i rezervuar prej disa kohësh për mesfushën.

LEIPZIG, TË ARDHURA TË MËDHA DHE INVESTIME TË FORTA – Vlen të përmendet edhe merkatoja e Leipzig, gjithashtu rezultat i arkëtimeve monstruoze. Klubi gjerman arkëtoi 240.70 milionë euro nga shitjet, nga të cilat vetëm 90 për Gvardiol, që shkoi te Manchester City. Mbi 150 milionë u riinvestuan, me Lois Openda të thirrur për të harruar Nkunkun, Lukeba për të zëvendësuar Gvardiol dhe përforcimet e zakonshme nga Salzburg (Benjamin Sesko dhe Nicolas Seiwald shkuan në Gjermani). Mbani një sy te Xavi Simons, një nga më të mirët në “Eredivisie” e fundit me PSV-në, i cili u kthye te PSG dhe u huazua menjëherë te klubi sakson.

PROVONI SËRISH, EDIN – Ai mund ta kishte ndërprerë dominimin e Bayernit, por Borussia Dortmund bëri “vetëvrasje” ndeshjen e fundit të kampionatit të kaluar. Sezonin e ri e fillon pa Jude Bellingham. 103 milionët e mbledhura nag shitja e anglezit u riinvestuan pjesërisht në blerjen e Felix Nmecha të Wolfsburgut dhe Marcel Sabitzer të Bayernit. Megjithatë, senatorët Hummels dhe Reus qëndruan edhe për një vit. Borussia Dortmund rinovoi me Emre Can, i cili mori edhe shiritin e kapitenit. Verdhezinjtë e nisin sërish në ofensivë me modulin 4-1-4-1, një lojë e sprovuar dhe me trajner Edin Terzic, i cili e ka BVB në gjak dhe gëzon një vlerësim të madh në mjedis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco