‘Arritje historike’, Duro: Çudirat e Strugës vazhdojnë, nuk jam i kënaqur me…

‘Arritje historike’, Duro: Çudirat e Strugës vazhdojnë, nuk jam i kënaqur me…

09:46, 18/08/2023

Shpëtim Duro vazhdon të shkruajë faqe të bukura të historisë së Strugës. 63-vjeçari udhëhoqi skuadrën nga qyteti i bukur shqiptar drejt fitimit të titullit të parë kampion në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë që ai dhe djemtë e tij kanë mbërritur deri në fazën “play-off” të Conference League. Pengesa e fundit për të mbërritur në fazën e grupeve janë islandezët e Breidablik.

Duro foli në konferencën për shtypin pas humbjes së “ëmbël” 2-1 në Luksemburg kundër Hesperanges, takim që Struga e luajti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Marjan Radeskit në çerekorëshin e parë.

“Çudirat e Strugës këtë sezon, vazhdojnë. Duke u shpallur me titullin kampion dhe arritja në ‘play-off’-in e Conference League. Ditë historikë për klubin tonë, një arritje jashtëzakonisht e madhe.

Falënderoj skuadrën dhe djemtë për atë që treguan në fushën e lojës, sepse ju e parë vetë, nuk ishim të barabartë. Nuk është e lehtë të luash një ndeshje europiane me 10 vetë që në minutën e 14’.

Por, ne ditëm t’i zgjidhim, sidomos në pjesën e parë. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen me rastet e Ibraimit dhe Shabanit. Në pjesën e dytë skuadra pati tensionin dhe lodhjet e veta.

 

Kam pretendime shumë sa i përket gjykimit. Dyshoj për dy raste të Besart Ibraimit, që nuk u dhanë as faull. Dhe Bunjamin Shabanit në pjesën e parë.  Nuk jam i kënaqur me gjykimin, edhe në kompleksitet të lojës.

Kartoni i kuq? Nuk di ta komentoj veprimin që ka bërë Radeski. Nëse ka bërë ndonjë veprim të pahijshëm, sigurisht e ka merituar. Por ka bërë që skuadra të vihet në vështirësi. Megjithatë, bravo u qoftë gjithë ekipit dhe gjithë djemve për këtë arritje historike të Strugës.

Nuk ka nevojë për koment, por dua t’i falënderoj të gjithë. Duke filluar nga pronarët, stafin drejtues dhe futbollistët. Është një ditë historike për ne. Ëndrra vazhdon, sigurisht që kjo është një arritje e jashtëzakonshme.

Kemi edhe dy ndeshje, por të gëzohemi sot me këtë arritje. Në ditët në vazhdon do të mendojmë edhe për ndeshjet në vazhdim”, theksoi tekniku nga Tirana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco