Moment historik për Partizanin, ja me cilin do të ndeshet në “Play-Off”-in e Ligës së Konferencës

Moment historik për Partizanin, ja me cilin do të ndeshet në “Play-Off”-in e Ligës së Konferencës

22:49, 17/08/2023

Moment historik! Skuadra e Partizanit, do të luajë për herë të parë në fazën “Play-Off” të një kompeticioni Europian.

Kampionët e Shqipërisë, eliminuan mbrëmjen e sotme letonezët e Valmieras, teksa në fazën “Play-Off” do të ndeshen me Astanën, skuadrën kampione të Kazakistanit, që mbrëmjen e sotme u eliminua nga Ludogorets. 

Astana kishte triumfuar në duelin e parë me rezultatin 2-1, ndërkohë që bullgarët përmbysën gjithçka, duke fituar në shtëpi me rezultatin 5-1.

Një fakt pozitiv është se kazakët nuk do të kenë në duelin e parë ndaj Partizanit mbrojtësin titullar Jovançiç që u ndëshkua me karton të kuq sot. 

“Demat” e kroatit Zekic e luajnë ndeshjen e parë në transfertë. Shanset e Partizanit për të shkuar në grupet e Ligës së Konferencës duken reale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco