Nuk është Kane, Tuchel zgjedh të preferuarin nga blerjet e reja: 'E adhuroj'

Nuk është Kane, Tuchel zgjedh të preferuarin nga blerjet e reja: 'E adhuroj'

15:48, 17/08/2023

 

Guerreiro, Kim dhe Kane. Këto janë vetëm tre nga nënshkrimet e bëra nga Bayern Munich në sezonin 2023-2024 përpara sezonit që tani ka filluar.

Trajneri Thomas Tuchel është gati të drejtojë skuadrën në kampionat dhe në Europë dhe ka publikuar një intervistë interesante në faqen zyrtare të Bundesliga-s në lidhje me pritshmëritë e tij, por edhe sesi së bashku me klubin ka planifikuar dhe zgjedhur përforcimet në merkaton e verës.

“Nevojat e mia në merkato? Unë përmblodha rezultatet e sezonit të kaluar, shpreha mendimin tim se çfarë mund të na kishte ndihmuar si ekip.

“Më pas e pamë listën dhe e reduktuam sepse, për mendimin tim, nuk ka kuptim të shqyrtojmë kaq shumë kandidatë. Në atë moment u përqendruam tek ata që do të ishin më të përshtatshëm për ne: talent dhe cilësi. Ne duhej të shtonim vendosmërinë dhe këmbënguljen gjithashtu për të forcuar shpirtin e skuadrës”, tha Tuchel.

Mes nënshkrimeve të Bayern-it ishte edhe mbrojtësi Kim, i marrë nga Napoli. Për lojtarin, trajneri nuk i kurseu elozhet:

“Unë e adhuroj atë, e adhuroj. Ai është kaq i qetë, kaq i drejtpërdrejtë. E shihni edhe në ndeshje: i vetëdijshëm dhe i drejtpërdrejtë. Një pasim është një pasim. Një pasim nuk është elegant, është një pasim.

“Mbrojtja e tij është shumë e guximshme, ai është i shpejtë, ai gjithmonë shikon mbrapa dhe ku mund të ndihmojë, pozicionimi i tij në raport me mbrojtësin tonë të majtë, qendërmbrojtësin e djathtë. Është një kënaqësi ta shohësh.

“Mentaliteti është ai që bën dallimin: kaq i disiplinuar, kaq miqësor, kaq i përulur, kaq i fokusuar. Më bëri përshtypje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco