Mungesa e Selmanit nuk e shqetëson Shehin: E përsëris, Tirana e ka mbyllur merkaton

Mungesa e Selmanit nuk e shqetëson Shehin: E përsëris, Tirana e ka mbyllur merkaton

14:18, 17/08/2023

Trajneri Orges Shehi e ka marrë thjesht si test miqësor sfidën e djeshme me Ilirinë. Sipas tij, testi gjeneral është të shtunën ndaj Elbasanit, ndërsa nuk harroi pa falënderuar klubin vendës. “Për mua ishte një miqësore në kuadrin e stërvitjes. Gjej rastin të falënderoj mikpritjen e klubit të Ilirisë dhe drejtuesve të ekipit. Po shoh që po bëjnë një punë të mirë. Sidomos në infrastrukturë. Takimi na shërbeu për stërvitje”, tha në fillim ai.

Sërish Orges Shehi i ka mbyllur derën merkatos. Sipas tij, bardheblutë do të luajnë në sezonin e ri me këtë grup futbollistësh. “Tirana është gjithmonë pretendente. Kemi zhvilluar dy miqësore, katër ndeshje zyrtare në Europë. Kemi edhe një takim miqësor të shtunën për të qenë gati për kampionatin. Ekipi është i plotë dhe nuk presim asnjë afrim”, u shpreh Orges Shehi.

Tirana ka zhvilluar edhe një tjetër miqësore të shtunën ndaj Vllaznisë, teksa u mund me rezultatin 0-1.

Edhe pse skuadra plotësohet dita-ditës, Doka e Deliu janë në luftë me kohën për të qenë në fushë në javën e parë të kampionatit.Në këto kushte, Shehi është duke menduar një formacion me Likën në portë, djathtas Haxhiu, në qendër Najdovski ose Meta, Hoxhallari dhe majtas njërin prej Përgjonit ose Micit. Në mesfushë Hila, Lushkja dhe Jonuzi. Në sulm treshja, Abazaj, Kaina dhe Latifi. Hasani tashmë është i larguar dhe i ka ditët e fundit te bardheblutë. Formacioni është pa dyshen Deliu dhe Doka. Riaftësimi i tyre dhe i Najdovskit ndryshon situatën. Pas ndeshjes me Ilirinë, Tirana do të luajë ndaj Elbasanit në “Selman Stërmasi” ditën e shtunë në orën 17:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco