Barcelona e nis me ndëshkime, pezullohen Xavi dhe Raphinha

Barcelona e nis me ndëshkime, pezullohen Xavi dhe Raphinha

19:00, 16/08/2023

Në ndeshjen hapëse të kampionatit, Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Getafes.

Një sfidë e cila u karakterizua nga tension i lartë teksa Raphinha u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë nuk i shpëtoi dënimit ekstrem edhe trajneri Xavi Hernandez.

Së fundmi, në Spanjë publikuan vendimin për trajnerin Xavi dhe brazilianin teksa tekniku është pezulluar për dy ndeshje, ndërsa anësori është dënuar me një ndeshje pezullim.

Por, duke llogaritur edhe vetë kartonin e kuq i bie që edhe Raphinha të mos jetë gati për dy ndeshjet e radhës.

Kështu, në ndeshjet ndaj Cadiz dhe Villareal, Barcelona do të jetë pa Xavin dhe Raphinhan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco