Superkupa e Evropës/ Trajneri i Sevillas: Finalja me Cityn, më e rëndësishme se një kontratë

Superkupa e Evropës/ Trajneri i Sevillas: Finalja me Cityn, më e rëndësishme se një kontratë

21:27, 15/08/2023

Sevilla sfidon Manchester Cityn në finalen e Superkupës së Europës teksa ambienti në radhët e andaluzianëve nuk është shumë i qetë pasi pak orë para ndeshjes me “the Citizens”, portieri Yassine Bounou është shumë pranë transferimit në Arabinë Saudite tek Al Hilal.

Megjithatë, për trajnerin Jose Luis Mendilibar, diçka e tillë nuk përben shqetësim pasi ky i fundit shprehet se për lojtarin është më e rëndësishme një finale se një kontratë, ndaj pret që gardiani të jetë i fokusuar për ndeshjen me anglezët.

“A do të mbetet ndonjë lojtar pa u aktivizuar prej zërave të merkatos? Kjo është e pamundur për mua, por nuk është ky problemi. Problemi është që sezoni i ri nis kur skuadrat ende nuk e kanë përfunduar kolaudimin dhe nuk kanë mbyllur merkaton. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen dhe këtë më transmetojnë edhe vetë lojtarët.

Për ata është më e rëndësishme një finale se sa një kontratë. Pastaj se çfarë ndodh pas finales nuk di të them. Këto janë ndeshjet më të lehta për t’u përgatitur nga një trajner pasi motivimi vjen në mënyrë natyrale. Të gjithë mendojnë për këtë ndeshje finale dhe motivimi është në maksimum”.

Mendilibar u pyet edhe për statistikat në lidhje me përballjet me Guardiolën teksa ka humbur shtatë dhe ka fituar vetëm një kundër kolegut spanjoll.

“Nuk merrem me statistikat, është thjesht një tjetër ndeshje”, përfundoi Mendilibar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco