VIDEO/ Neymar bën prezantimin spektakolar tek Al Hilal

VIDEO/ Neymar bën prezantimin spektakolar tek Al Hilal

18:52, 15/08/2023

Al Hilal edhe zyrtarisht e ka transferuar Neymarin nga Paris Saint-Germain.

Lojtari ka arritur marrëveshje me klubin arab për një kontratë dy vjeçare, teksa është prezantuar edhe zyrtarisht.

 

 

Skuadra arabe Al Hilal raportohet se ka paguar 80 milionë euro te PSG-ja për kartonin e brazilianit.

Neymar gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite do të fitojë 160 milionë euro, pasi paga e tij do të jetë 80 milionë euro në sezon.

Al Hilal gjatë kësaj vere ka transferuar edhe emra të tjerë të mëdhenj nga futbolli evropian si Kalidou Kolibaly, Ruben Neves apo Malcolm.

Gjatë gjashtë viteve qëndrim te PSG-ja sulmuesi brazilian ka zhvilluar 173 ndeshje zyrtare duke realizuar 118 gola dhe ka asistuar në 77 të tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco