Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Skuadra e mesfushorit shqiptar bie nga Bundesliga

Skuadra e mesfushorit shqiptar bie nga Bundesliga

22:32, 28/04/2024

Darmstadt bëhet skuadra e parë që bie matematikisht nga elita e futbollit gjerman, Bundesliga.

Humbja 0-1 ndaj Heidenheim këtë të diel, takim i javës së 31-të të Bundesligës, i kushtoi shumë skuadrës, pjesë e së cilës është edhe lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Klaus Gjasula.

Ndërsa kanë mbetur edhe tre javë kampionat, Darmstadt ka 11 pikë më pak se Mainz, skuadra e vendit të 16-të, që do ketë në fund të sezonit edhe një mundësi për të mbijetuar.

Vlen të theksohet se kontrata e Gjasulës me Darmstadtin skadon më 30 qershor dhe mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit “kuqezi” pas kësaj vere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco