Neymar drejt Arabisë Saudite, ja shifrat e marrëveshjes me Al Hilal

Neymar drejt Arabisë Saudite, ja shifrat e marrëveshjes me Al Hilal

10:27, 14/08/2023

Një tjetër yll I futbollit botëror mund të transferohet në Arabinë Saudite.

Siç raporton “L’Equipe”, Neymar do të transferohet këtë merkato te gjigantët e Al-Hilal. Bëhet me dije se klubi i kampionatit arab i ka bërë gati brazilianit një kontratë 2-vjeçare me pagë 80 milionë euro në sezon.

Transferimi i Neymar në Arabi tashmë është i sigurt dhe testet mjekësore priten në orët në vijim. Për sa i përket detajeve të transferimit, më vonë do të bëhet e ditur dhe shifra që do të përfitojë PSG nga shitja e 31-vjeçarit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco