Eden Hazard do të rikthehet te Chelsea? Ndjek në ‘Stamford Bridge’ ndeshjen me Liverpoolin

Eden Hazard do të rikthehet te Chelsea? Ndjek në ‘Stamford Bridge’ ndeshjen me Liverpoolin

18:59, 13/08/2023

Eden Hazard është i pranishëm në ndeshjen hapëse të sezonit të Chelsea kundër Liverpoolit.

Belgu u pa në stadium më pak se një orë para fillimit të supersfidës.

Hazard është ende një lojtar i lirë, pasi pranoi të largohej nga Real Madridi këtë verë, një vit para se t’i mbaronte kontrata.

Belgu është padyshim lojtari më i mirë i Chelseat në dekadën e fundit dhe nuk përjashtohet një rikthim i tij në Londër.

Ai kaloi shtatë vjet në “Stamford Bridge”, duke shënuar 110 gola në 352 ndeshje dhe duke fituar të gjithë trofetë e mëdhenj, përveç Ligës së Kampionëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco