Nis Premier League, Manchester City i Guardiolës sërish skuadra për t’u mundur

Nis Premier League, Manchester City i Guardiolës sërish skuadra për t’u mundur

09:19, 11/08/2023

Semafor jeshil për startin e Premier League. Kampionati më i fortë në botë, për momentin, çel siparin me kampionët në fuqi të Manchester City-t që zbresin të parët në fushën e Burnley-t këtë të premte për të mbrojtur titullin.

Natyrisht që skuadra e Guardiolës niset si favoritja e madhe, pavarësisht lamtumirave të kapitenit Gyndogan, një prej pikave të referimit në grupin që siguroi triumfin e trefishtë, si dhe Mahrez që fluturoi drejt Arabisë pasi kuptoi se nuk do të kishte qenë më një titullar fiks në formacionin e Guardiolës.

City është përforcuar me Gvardiol, mbrojtësin më të shtrenjtë dhe me Kovacic, por po kërkon edhe ishin e Milanit Paqueta. Guardiola e nis me Haaland, pavarësisht se rendimenti i gjigantit nordik në finalet e fundit nuk ka qenë i shkëlqyer, pasi humbi finalen e Community Shield më 6 gusht, do të provojë të hakmerret kundër Sevillas në sfidën që vlen Superkupën e Europës.

Ndërkohë, “bookmakersat” kanë nxjerrë kuotat e tyre për titullin e Premier League në sezonin që nis, me kompanitë e ndryshme të basteve që e vlerësojnë një sukses të mundshëm të Cityt për të ringritur titullin me kuotën 1.72.

Është një sinjal i qartë, për titullin janë ata favoritët, skuadra për tu mundur.

Në të vërtetë Arsenali ka investuar pothuajse 200 milionë euro në merkato, për të parakaluar rivalët, dhe suksesi me penallti në finalen e Superkupës pak ditë më parë mund të konsiderohet si një sinjal alarmi për Guardiolën.

Afrimet e Declan Rice, Havertz dhe Timber kanë rritur kualitetin në skuadrën e Artetës që riniset në Premier me rolin e kërcënueses kryesore për Cityn. Bookmakersat e kanë kuotuar në fakt fitoren e titullit nga “Topçinjtë” diku te 5.5.

Të shkëputur ndërkohë në parashikimin e atyre që në këtë lojë vënë paratë skuadrat e tjera. 

Kështu, një sukses i Liverpulit për titullin kampion vlerësohet nga kompanitë e ndryshme ndërkombëtare të basteve nga 8 deri në 9, ndërkohë që kjo kuotë për Chelsean dhe Manchester United shkon nga 11 deri në 15.

Pra, e thënë thjeshtë, për kompanitë e basteve City dhe Arsenal janë shumë larg të tjerave, edhe pse këto janë vetëm parashikime, fjalën e vërtetë do ta thotë fusha.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco