Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Conference League/ Struga vijon ëndrrën europiane, pret skuadrën nga Luksemburgu

Conference League/ Struga vijon ëndrrën europiane, pret skuadrën nga Luksemburgu

09:28, 10/08/2023

Struga vijon ëndrrën europiane, duke shpresuar se aventura në kompeticionet e UEFA-s mund të shkojë dhe përtej verës. Kampionët e Maqedonisë së Veriut do të luajnë ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League, me besimin se mund të marrin një rezultat pozitiv ndaj skuadrës nga Luksemburgu, Swift Hesperange.

Në Shkup, struganët do të tentojnë një rezultat pozitiv që një javë më vonë të festojnë kualifikimin në transfertë.

Përballja e parë do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme, me kampionët e Maqedonisë së Veriut që patjetër kërkon fitoren në këtë përballje.

Kundërshtari që ka përballë nuk konsiderohet i pakalueshëm, për të mos thënë modest, për vetë faktin se nuk ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare e ashtu si ekipi i Shpëtim Duros doli kampion për herë të parë në histori.

Në Europë nuk ka traditë, ndërkohë që kaloi në raundin e dytë eliminoi skuadrën e TNS, me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Swift Hesperange në Champions u larguan nga gara nga Slovan Bratislava.

Një përballje në letër e barabartë, me skuadrën e Shpëtim Duros që pas paraqitjes së mirë në raundin e dytë ndaj Buducnost, kërkon një tjetër kualifikim të madh.

Një duel i ekuilibruar mes dy skuadrave që kërkojnë të shkruajnë historinë në Europë, pasi cilado të kalojë më tej do të arrinte për herë të parë në historinë e klubit në fazën play-off. Struga shpreson që të afrohet akoma dhe më tepër me fazën e grupeve, teksa nëse arrin të kalojë Swift Hesperange në play-off do të luajë me ekipin që eliminohet nga sfida mes boshnjakëve të Zrinjski dhe islandezëve të Breidablik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco